Lajme
Sektori i turizmit në Zvicër është përmirësuar ndjeshëm nga kriza COVID-19
Sektori i turizmit në Zvicër ka shënuar rritje të dukshme që nga periudha e heqjes së kufizimeve Covid-19.
Sipas Tiffany Duc, Menaxhere i PR dhe Media, Montreux-Vevey Tourism, ndërkohë që turizmi global po përjetonte një situatë të vështirë të provokuar nga koronavirusi, Zvicra nuk ishte përjashtim; megjithatë, sipas saj, sektori i turizmit tani është kthyer në rrugën e duhur pas lehtësimit të kufizimeve nga një numër i madh vendesh në mbarë botën, transmeton albinfo.ch
“Zvicra po pranon një pjesë të madhe të vizitorëve nga rajoni i GCC dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në epokën pas Covid-it,” vuri në dukje ajo në këtë drejtim.
Ajo shtoi se qarku po harton strategji shtesë për të sjellë në vend një numër më të madh turistësh nga rajoni i Lindjes së Mesme, me fokusin kryesor në vendet e Gjirit.
“Turizmi zviceran po merr pjesë në të gjitha ngjarjet e mëdha të lidhura me turizmin në rajonin e GCC dhe po shfaq produktet tona më të fundit në botë. Për më tepër, përfaqësuesit tanë për tregun GCC janë në koordinim të vazhdueshëm me operatorët turistikë vendas dhe organet turistike për të hartuar strategji të reja dhe për të përshpejtuar ardhjen e turistëve në destinacionet tona”, shtoi ajo në këtë drejtim.
Përveç kësaj, ajo theksoi se Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) është një treg i rëndësishëm për Zvicrën, duke shtuar se GCC janë shpenzues të mëdhenj dhe qëndrojnë për një periudhë më të gjatë në vend. Ajo theksoi se Zvicra në muajt e ardhshëm pret një hyrje të madhe nga ky treg, transmeton tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












