Lajme
Sekuestrohen 8 vetura nga policia zvicerane për shkak të zhurmës së madhe
Mediat zvicerane kanë shkruar për një fenomen që çdoherë e më shumë po rritet tek personat, të cilët dëshirojnë që vetura e tyre sportive të ketë një zhurmë të madhe për të përjetuar adrenalinën gjatë vozitjes, transmeton albinfo.ch.
E për këtë policia zvicerane ka ndaluar tetë vetura në qytetin e Thunit dhe me këtë rast shoferët e veturave janë ftuar për intervistim, për kuptimin e qëllimit të tyre.
Arsyeja e ndalimit të këtyre veturave është bërë sepse ato po bënin zhurmë të madhe në qytet.
Thuhet se automjetet janë dërguar në qendrën e inspektimit të trafikut, ku do të kontrollohen teknikisht.
Ndaj drejtuesve të makinave pritet të ngritet akuzë për shkaktimin e panevojshëm të zhurmës dhe për shkeljen e Aktit të Trafikut Rrugor.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër











