Kosova
Selmanaj: Thaçi u tregua i papërgjegjshëm
Komisioni hetimor parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, gjatë ditës së sotme ka përfunduar edhe intervistimet e fundit të personave zyrtarë e familjarëve të të dëbuarve nga Kosova.
Pas mbylljes së mbledhjes, zëvendës kryetari i komisionit, Driton Selmanaj tha para mediave se Presidenti Hashim Thaçi nuk kishte njoftuar komisionin nëse do të ishte i pranishëm ose jo.
“Është hera e tretë që thirret presidenti në këtë komision dhe është hera e tretë që ai nuk merr pjesë dhe që nuk tregon ose konfirmon ardhjen apo mosardhjen e tij. Kjo tregon papërgjegjësinë e presidentit karshi këtij komisioni i cili është formuar për të zbuluar se çfarë saktë ka ndodhur në ditën e deportimit të shtetasve turq”, tha Selmanaj.
Ai tutje tregoi se janë gjetur shkelje të shumta të institucioneve kosovare gjatë ditës së 29 marsit kur janë deportuar shtetasit turq, shkruan Albinfo.ch.
Gjithashtu Selmanaj ka thënë edhe se ish- shefi i AKI-së, Driton Gashi nuk ka qenë mjaft bindës në dëshminë e tij.
Në fund Selmanaj tha se: “Kjo çështje nuk duhet të përfundoj pa marrë dikush përgjegjësinë”.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten















