Kosova
SEM konfirmon: Nga 1 janari 2024, kosovarët hyjnë pa viza në Zvicër
Sekretariati Shtetëror për Migrim ka konfirmuar se nga 1 janari 2024, shtetasit kosovarë me pasaportë të vlefshme do të mund të hyjnë në Zvicër pa vizë për 90 ditë
Siç është raportuar tashmë gjerësisht, më 18 prill Parlamenti Evropian ka miratuar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Kështu, nga viti i ardhshëm, mbajtësit e pasaportës kosovare do të mund të hyjnë në Bashkimin Evropian dhe në zonën Shengen, ku përfshihet edhe Zvicra, dy herë në vit për 90 ditë pa vizë, shkruan srf.ch.
Prandaj, të njëjtat rregulla hyrjeje do të zbatohen në të ardhmen edhe për Kosovën, sikur për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, transmeton albinfo.ch.
Sekretariati Shtetëror për Migrim ka konfirmuar për SRF se nga 1 janari 2024, shtetasit kosovarë me pasaportë të vlefshme do të mund të hyjnë në Zvicër pa vizë për 90 ditë.
Duke qenë se edhe Zvicra është pjesë e Shengenit dhe për më tepër është “shtëpi” e një komuniteti të madh shtetasish të Kosovës, vendimi më i ri preokupon shtetin helvetik në mënyrë plotësuese. Kështu, krahas përkrahjes së këtij vendimi, duke e quajtur madje të vonuar, nga ana e bashkëkryetarit të SP-së, pati edhe reagime negative, si ai i bashkëkryetares (FDP) së Grupit të Miqësisë Zvicër-Kosovë, në Parlamentin e Zvicrës.
Ndërsa redaktori për çështje ndërkombëtare i SRF-së, Janis Fahrländer thotë: “Ky është një hap i madh dhe mbi të gjitha një lehtësim i madh për popullin e Kosovës. Deri më tani, kosovarëve u është dashur t’i nënshtrohen një procesi kompleks vizash me tarifa të larta për çdo udhëtim në zonën Shengen, qoftë për biznes apo privatisht. Pastaj ata shpesh presin me javë të tëra për një vizë, pa asnjë garanci se do të kenë sukses. Kjo i bën të pamundura vizitat afatshkurtra, urgjente për shembull për raste si varrimi i të afërmve.
Gjithashtu, me heqjen e regjimit të vizave, që nga viti 2024, pritet të lehtësohet puna edhe për kompanitë me klientë jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, udhëtimi pa viza është vetëm kushtimisht një hap më afër BE-së, pavarësisht nëse kryeministri Albin Kurti e feston këtë si suksesin e tij. Vendi nuk është as kandidat për anëtarësim – dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë negociuar për më shumë se dhjetë vjet. Përderisa pesë shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, nuk ka perspektivë të BE-së për vendin”.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













