Feja
Jeta e profetit Muhamed në dritën e njohurive të reja
Nën moton „Të njohim më mirë profetin Muhammed a.s.“ Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, në fundjavën e shkuar organizoi një seminar njëditor, kushtuar biografisë dhe aktivitetit jetësor të profetit Muhammed a.s.
Mbi 40 imamë shqiptarë nga e gjith Zvicra ishin të pranishëm në lokalet e Xhaminë së Bardhë në Arburg, ku u mbajt ky seminar. Vlen të theksohet gjithashtu se kësaj radhe, këtij aktiteti i ishin bashkangjitur dhe përfaqësues të Unioneve të Imamëve Shqiptarë, të ardhur nga Gjermania, Austria, Italia dhe Franca.
Dr. Mustafa Ammar Munia, ligjërues në Universitetin e Medines dhe autor i mbi 28 veprave shkencore, ishte mysafiri më i nderuar në këtë takim. Duke u bazuar në materiale të reja shkencore, harta moderne, piktura dhe makete, profesori Mustafa Ammar, u mundua që sa më mirë të prezantojë biografinë dhe ngjarjet në jetën e profetit të myslimanëve.
„Përcaktimi i vendit dhe kohës, kanë shumë rëndësi në përshkrimin e jetës së profetit Muhammed a.s. Duke u bazuar në transmentime gojore dhe të shkruara shpesh herë mund edhe të keqkuptohen ndodhitë“ – ka thënë mes tjerash në ligjeratën e tij, profesori Mustafa Ammar Munia.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë
















