Kosova
Seminari i 40 i Gjuhës Shqipe në Prishtinë, pa pjesëmarrjen e rusëve
Nga 15 deri më 26 gusht në Prishtinë do të mbahet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Nga 15 deri më 26 gusht në Prishtinë do të mbahet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Por në edicionit e 40-të të këtij seminari nuk do të ketë pjesëmarrës nga Rusia.
Këtë e ka bërë të ditur në një intervistër REL, drejtori i seminarit, Shkumbin Munishi, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka thënë se këtë vit, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, kanë kërkuar nga institucionet që të marrin instruksione lidhur me atë nëse duhet të lejohen të marrin pjesë shtetasit rus.
“Për fat të keq, dhe e konsideroj si gjë që nuk është aspak e duhur, ende nuk kemi marrë një përgjigje për këtë punë dhe praktikisht ne nuk u kemi kthyer përgjigje seminaristëve që tradicionalisht kanë ardhur nga Rusia”, tha ai.
Munishi shtoi se ka parë që edhe shtete të tjera të Evropës kanë pezulluar pjesëmarrjen e shkollarëve dhe studentëve rusë në aktivitete të ndryshme, por tha se me lejimin ose jo të pjesëmarrjes së shtetasve rusë duhet të merren autoritetet e Kosovës.
Në të kaluarën, në Seminarin e Gjuhës, që mbahet në Prishtinë, kanë marrë pjesë profesorë të ndryshëm nga Rusia.
Një ndër pjesëmarrësit në seminaret e kaluara ishte edhe albanologu rus, Alexander Rusakov.
Rusakov, profesor në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Shën Petërsburgut në Rusi, në një intervistë dhënë REL-it, në mars të këtij viti, tha se lufta e Rusisë kundër Ukrainës është “luftë kriminale”.
“Është luftë kriminale nga ana e qeverisë sime, nga ana e Rusisë. Po, sepse është një luftë agresive kundër një shteti më të vogël që nuk paraqet asnjë rrezik për Rusinë”, tha ai.
Vitin e kaluar, në Seminarin e Gjuhës ishte edhe profesori i Gjuës Shqipe nga Shën Petersburg, Aleksandar Novik, i cili e kishte vlerësuar lart Seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens












