Lajme
Sentiqi, diplomati i parë serb i Kosovës
Zëvendësambasador i Kosovës në Britaninë e Madhe do të jetë këshilltari i lartë politik për çështje të komuniteteve i kryeministrit Hashim Thaçi, Sërgjan Sentiq, raportuar sot mediat kosovare.
Pritet që gjatë këtij muaji ai të emërohet edhe zyrtarisht zëvendësambasador në Londër.
Ndërsa, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) nuk e kanë përjashtuar mundësinë e emërimit edhe të diplomatëve të tjerë nga radhët e komuniteteve pakicë, por nuk kanë veçuar ndonjë emër konkret.
“Sentiq pritet të dërgohet në Londër. Ai mund të jetë i pari diplomatë serb por jo edhe i vetmi nga radhët e komuniteteve pakicë”, ka thënë një nga zyrtarët e lartë i MPJ-së.
Aktualisht Ambasada e Kosovës në Londër drejtohet nga Muhamet Hamiti, i cili i takon grupit të ambasadorëve të parë që pas pavarësisë janë emëruar në dhjetë shtete të botës.
Ndryshe, Sentiq është i lindur në Gjilan dhe është jurist i diplomuar. Përpara se të angazhohet si këshilltar i kryeministrit Thaçi, ai ka qenë këshilltar i lart i përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Kosovë. Puna e tij është fokusuar kryesisht në ofrimin e këshillave strategjike për të drejtat e minoriteteve dhe për kthimin e personave të zhvendosur.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










