Kosova
Serbët e veriut kërkojnë shfuqizimin e vendimit për targa dhe formimin e Asociacionit
Serbët e mbledhur në sheshin e pjesës veriore të Mitrovicës janë shpërndarë të qetë pas protestës, e cila u organizua nga përfaqësuesit e tyre politikë.
Ata përmes kësaj proteste kundërshtuan vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin me targa ilegale, vendim ky që rezultoi me largimin e serbëve nga institucionet. Nga organizatorët e protestës u tha se ky organizim u bë për të treguar “unitet dhe për t’i thënë Evropës, njëzëri, se Serbia është vendi i tyre”.
Përveç vendimit për targat, krerët e Listës Serbe kanë kërkuar edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar që Asociacioni të formohet, siç është rënë dakord në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Tutje ai bëri të ditur se nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës, deri sa të realizohen kërkesat e tyre.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden Rreth një e treta e fermave të testuara treguan përqendrime të PFAS mbi normat e BE-së... -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues













