Lajme
Serbët, protestë kundër fundit të mbikëqyrjes
Shefi i Qarkut të Mitrovicës së veriut, Nedeljkoviç: Serbët u dërgojnë mesazh ndërkombëtarëve se nuk i duan institucionet e Kosovës
Disa qindra serbë nga komunat veriore të Kosovës, pore dhe në Graçanicë, kanë protestuar të martën kundër vendimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Madje rrugët që lidhin Mitrovicën me Leposaviqin dhe me Zubin Potokun janë mbyllur për disa orë nga protestuesit.
Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës nëpërmjet një deklarate për media thotë se disa qindra serbë janë tubuar në pjesën veriore të Mitrovicës, me qëllim të bllokimit të rrugëve kryesore, në shenjë pakënaqësie kundër shtrirjes së institucioneve të Republikës së Kosovës në veri, si dhe ndaj vendimit për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë.
Shefi i Qarkut të Mitrovicës së veriut, Radenko Nedelkoviç ka thënë se me këtë protestë, serbët në veri të Kosovës dëshironi të dërgoni një mesazh për komunitetin ndërkombëtarë se nuk i duan institucionet e Kosovës.
Po ashtu rreth 200 serbë kanë protestuar në mesditë edhe në qendër të komunës së re të Graçanicës e cila shtrihen në qendër të Kosovës, kundër fundit të mbikëqyrjes. Protesta është zhvilluar para objektit të komunës, ndërsa policia nuk ka raportuar për ndonjë incident. Madje rruga Prishtinë-Gjilan që kalon nëpër Graçanicë ka qenë e kalueshme gjatë gjithë kohës së protestës.
Një ditë më parë Grupi Drejtues Ndërkombëtar mori vendim për dhënien fund të mbikëqyrjes së pavarësisë. Ky grup i cili përbëhet nga të gjitha shtetet e BE-së që e kanë njohur Kosovën, SHBA-të dhe Turqia, kanë konsideruar se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit dhe se ka ardhur koha për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.
Ky vendim u përshëndet nga të gjithë liderët e institucioneve të Kosovës dhe partitë politike, si dhe nga komuniteti ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës












