Sport
Serbi i cili gëzohet për pranimin e Kosovës
Serbia kundërshtoi fuqishëm pranimin e Kosovës në UEFA, edhe pse nuk ia arriti qëllimin, por një serb ka dalë pro pranimit të Kosovës, megjithatë është kryqëzuar në Serbi
Serbia ende nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Për më tepër serbët kanë kushtuar në çdo vend, aty ku Kosova ka kërkuar njohje. Kjo ka ndodhur edhe në sport, shkruan albinfo.ch.
Së fundi Kosova u pranua në UEFA. Edhe këtu Serbia kundërshtoi fuqishëm, por nuk ia arriti qëllimit. Megjithatë për dikë, politika dhe sporti duhet të ndahen.
Branko Ruzhiq, zëvendëspresidenti i Partisë Socialiste serbe dhe drejtues i lartë te skuadra e Partizanit të Beogradit, u shpreh entuziast për njohjen e Kosovës. Ai është nënkryetar në Partinë Socialiste në Serbi dhe njeriu i dytë i Partizanit të Beogradit, aty ku Fadil Vokrri kujtohet si legjendë. Ai ka mirëpritur vendimin historik nga UEFA, madje duke postuar fotografi me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ruzhiq, një personazh nga gjenerata e re e politikës serbe, ka shkruar se është sportive dhe njerëzore një vendim i tillë, teksa ka thënë se politika duhet të lihet jashtë futbollit. “Parandalojini teoritë konspirative! Sportistët dhe njerëzit le të luajnë futboll, refuzoj politikën! Fadili gjithmonë ka qenë njeri!”, shkroi Ruzhiq. Ajo çfarë pasoi ishte një mori komentesh fyese në adresën personale të politikanit realist, dhe serbët nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e tij.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












