Futboll
Serbi, ndeshje futbollistike mes Zvicrës dhe Bjellorusisë
Shaqiri e Xhaka do të jenë përballë Bjellorusisë në Serbi
Bëhet e ditur se Zvicra do të luaj në territorin e Serbisë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024. Më 25 mars të këtij viti nga ora 18:00 në stadiumin “Karagjorgje” në Novi Sad është caktuar ndeshja Bjellorusia – Zvicra, përcjell albinfo.ch.
Bjellorusia ka vendosur që ndeshjen ta organizojë në Serbi, ndërsa UEFA ka pranuar këtë, me gjithë provokimet e rënda të serbëve ndaj dy lojtarëve kryesorë të Zvicrës.
Lidhur me ndeshjen në Novi Sad, deri të hënën nuk ishte deklaruar Federata e Futbollit e Zvicrës, ndonëse njoftimi se ku luhet ndeshja ishte dhënë muajin e kaluar.
Federata zvicerane ka njoftuar se nuk ishte pyetur nga UEFA lidhur me zhvillimin e ndeshjes në territorin e Serbisë. Por ka lënë të kuptohet se nuk e kundërshton vendimin.
“Ne e kemi marrë parasysh vendimin e UEFA-s. Ne nuk ishim të përfshirë nga UEFA në zhvillimet para vendimit. Për momentin nuk ka asgjë më shumë për të thënë nga ana jonë”, thuhet në një përgjigje me shkrim për KOHËN të Federatës së Futbollit të Zvicrës.
Përgjigjen e ka dhënë Adrian Arnold, shef i komunikimit në Federatën zvicerane Për shkak të përfshirjes në pushtimin rus të Ukrainës, UEFA e ka dënuar Bjellorusinë që ndeshjet si vendase t’i luaj në vend neutral dhe pa praninë e shikuesve.
Bjellorusët qartë se e kanë ditur qëndrimin e serbëve ndaj shqiptarëve të Zvicrës kur morën vendimin që ndeshjen të organizojnë në Serbi, shkruan koha.net.
Por media nga vende të ndryshme, sidomos nga Kroacia, e kanë vlerësuar të paarsyeshëm vendimin që ndeshja të luhet në Serbi. Madje kanë sulmuar UEFA-n, si organizatore e garave, për këtë.
Me shumë mundësi Xhaka e Shaqiri do të jenë në ekipin e Zvicrës për fillimin e kualifikimeve, pos nëse federata zvicerane vendos ndryshe.
Nuk përjashtohet mundësia që edhe ndonjë shqiptar tjetër të ftohet nga Zvicra, para së gjithash Ardon Jashari.
Federata e Futbollit të Bjellorusisë ende nuk është deklaruar lidhur me ndeshjen me Zvicrën dhe zhvillimin e saj në Novi Sad. Në grup me Zvicrën e Bjellorusinë është edhe Kosova.
Por bjellorusët ende nuk kanë vendosur se ku do ta organizojnë ndeshjen e 19 qershorit. Ajo natyrisht nuk do të luhet në territorin e Serbisë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur ndjeshëm, duke reflektuar vështirësitë në rritje të... -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve










