Lajme
Kishte shuar familjen 6-anëtarëshe në Bosnjë, kapet serbi pas 20 vjetësh në Zvicër
Për të jetuar pa probleme në Zvicër, ai ka përvetësuar emrin e vëllait, ndërsa mbiemrin e ka marrë nga gruaja
Një person, serb i Bosnjës, së bashku me një person tjetër kishte vrarë në vitin 1993 një familje prej 6 anëtarësh, shkruan 20minuten. Një vit pasi ishte dënuar nga një gjykatë në Republika Srpska të Bosnjës, ai kishte ikur nga burgu dhe nga ajo kohë nuk dihej më asgjë për të, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, është zbuluar se ai prej më shumë se 20 vjetësh po jetonte pa probleme në Lucern, Zvicër. Për më tepër ai ka marrë për një kohë të gjatë ndihma sociale dhe i ka pasur borxhe të shumta shtetit. Për të jetuar pa probleme në Zvicër, ai ka përvetësuar emrin e vëllait, ndërsa mbiemrin e ka marrë nga gruaja.
Nga viti 1998 ka qenë i martuar me një shtetase zvicerane, me të cilën ka dy vajza tashmë të rritura dhe një djalë 17-vjeçar.
Serbi tashmë është ekstraduar në Bosnjë. Më 21 tetor u eshtë dorëzuar autoriteteve të atjeshme.
Ai ishte ankuar deri në Gjykatën Federale kundër vendimit për dëbim, transmeton albinfo.ch. Por ankesa e tij nuk kishte pasur shans.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












