Lajme
Serbi vret gruan e tij shqiptare në Innsbruck
Policia austriake e rajonit të Tirolit ka njoftuar se një serb ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij shqiptare në një apartament të përbashkët, raporton albinfo.at.
Rreth orës 09:30 është marrë një telefonatë emergjente nga policia e Tirolit për një krim të dhunshëm. Sipas Drejtorisë Kombëtare të Policisë atje, një serb (59) dyshohet se ka sulmuar me thikë gruan e tij (50) në banesën e përbashkët në Innsbruck. Me të arritur, në banesën ku jetonte çifti, gjetën në dysheme trupin e pajetë të një gruaje. “Të gjitha përpjekjet për të shpëtuar të gjallë gruan ishin të pasuksesshme”, ka thënë prokurorja Katja Tersch.
Sipas gazetës austriake “Krone.at”, duket se mes çiftit ka pasur një fjalosje dhe nga bërtitma e tyre një fqinj ka lajmëruar policinë.
Me vrasjen e sotme të shqiptares, bëhet rasti i 27-të i grave të vrara gjatë këtij viti në Austri.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













