Kosova
Serbia e konfirmon edhe me shkrim se nuk mendon ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit
Edhe një herë, Serbia shprehë rezerva ndaj deklaratës së miratuar në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Serbia ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend ta zbatojë Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit të Raporteve me Kosovën dhe aneksin e implementimit të saj të dakorduar në Ohër.
Ndonëse në Deklaratën e Samitit BE – Ballkan Perëndimor thuhet se asaj deklarate i janë bashkangjitur edhe vendet e rajonit, burimet diplomatike të KOHËS thonë se Serbia ka paraqitur rezerva përmes së cilave ka bërë të qartë se pranimi i tekstit të deklaratës nga ana e saj nuk nënkupton edhe pranimin de facto apo de jure të Kosovës.
“Republika e Serbisë thekson se kjo mbështetje nuk nënkupton pranimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, në sistemin e organizatave dhe agjencive të OKB-së dhe as të ashtuquajturin integritetin territorial të Kosovës”, thuhet në letrën që e ka paraqitur Serbia.
Në BE thonë se ky ka qenë një “pozicion nacional i Serbisë”, por ata insistojnë se “edhe Serbia është pajtuar me tekstin e deklaratës”.
Bashkimi Evropian vazhdimisht bën ftesë që Kosova dhe Serbia “në tërësi, pa vonesa dhe pa parakushte” ta zbatojnë Marrëveshjen. Kjo është përsëritur edhe në deklaratën e Samitit BE – Ballkan Perëndimor.
“U bëjmë thirrje të dyja palëve që në tërësi ta zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit të Raporteve dhe Aneksin e tij si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, pa asnjë vonesë të re dhe pa parakushte”, thuhet në deklaratë.
Por, Serbia vazhdimisht ka thënë se nuk do ta zbatojë asnjë pikë e cila “tejkalon vijat e kuqe të saj”.
E BE-ja s’ka reaguar asnjëherë ndaj deklaratave të tilla të Serbisë. E tash Serbia e ka shprehur këtë qëndrime dhe me shkrim.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih











