Lajme
Serbia u jep falas 1000 çanta me pajisje shkollore nxënësve në Luginën e Preshevës
Çanta, libra, lapsa, fletore, trekendsha, vizore, kompas, guma etj, ka dhuruar Serbia, nxënësve në Luginen e Preshevës.
Viti i ri shkollor ka nisur si ka nisur edhe në Luginën e Preshevës, rajon ky tepër varfër dhe i diskriminuar dhe serbët kanë bërë një lëvizje të zgjuar. Paçka se politika e saj është denoncuar vazhdimisht nga Prishtina dhe Tirana, ajo ka vendosur të shërbejë vetë pajisje për nxënësit.
Paradoksi është se në prag të zgjedhjes në Kosovë ministra e zyrtarë të shteteve shqiptare të këtyre trevave u kishin premtuar ndihma me tekste e pajisje shkollore. Por, deri tash vetëm llafe, asgjë s’ ka pasur nga Prishtina dhe Tirana. Shkolla shqipe ka nisur mësimet me armatën e mijëra shkollarëve të “armatosur” deri në dhëmbë me lapsa, kompasa, fletore, libra e çanta, dhurar falas nga Serbia, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Të mërkurën, Presidenti i Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë (KT), Zoran Stankoviç, shpërndau gratis qindra (rreth 1000) çanta shpine plot me mjete shkollore (libra, lapsa, fletore, trekëndsha, vizore, kompasa, goma etj.), për nxënësit e klasave të para në disa shkolla, duke e nisur aksionin nga Dobrosini, si dhe shkolla fillore “Sami Frashëri” në Llucan të Bujanocit. Kjo s’ është hera e parë, por qe dhjetë kështu vepron Trupi Koordinues i Qeverisë serbe nga Beogradi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale












