Lajme
Serbia kërkon “hise” nga privatizimi në Kosovë
Qeveria e Serbisë pretendon se në Kosovë ka një pasuri të paluajtshme në vlerë 220 miliardë dollar. Thotë se do atë ankohet në gjykatat ndërkombëtare.
Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me privatizimit në Kosovë, ndërsa ka paralajmëruar se njëra nga pikat e ardhshme të dialogut me Prishtinën do të jetë privatizimi. Serbia konsideron se privatizimi në Kosovë është bërë në mënyrë të nja anshme.
Aleksander Vulin është shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Ai fillimisht ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë lidhur me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë. Ankesa në këtë institucion, sipas tij, është bërë me qëllim që t’u tregohet investitorëve se gjithçka është një pikëpyetje
“Inicimi i procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë është vetëm hapi i parë në luftën për pasurinë e qytetarëve tanë. Hapi tjetër do të jetë kërkesa për mbrojtjen e pasurisë te gjykatat ndërkombëtare”, ka thënë Vulin raporton e përditshmja “Zëri” në Prishtinë. Ai po ashtu ka rikujtuar se praktikë funksionin Rezoluta 1244 e OKB-së e cila nuk e përjashton Serbinë nga këtë çështje.
“Në këtë mënyrë ne duam t’ia tërheqim vërejtjen bashkësisë ndërkombëtare, njëkohësisht edhe kërkojmë që pasuria e qytetarëve të Serbisë në Kosovë të mbrohet”, ka thënë Vulin, sipas të cilit, kjo çështje do të jetë një nga temat e dialogut të ardhshëm Prishtinë-Beograd.
Ai thotë se është e pakuptimtë që të bisedohet për ekonominë, apo për telekomunikacionin, nëse nuk dihet për shkatërrimin dhe humbjet e telekomit serb në Kosovë. “Telekomi i Serbisë në hapësirat e Kosovës ka humbur 7 për qind të vlerës së përgjithshme të pasurisë së vet, apo 30 për qind të profitit të përgjithshëm”, ka thënë ai.
Ndryshe, Qeveria e Serbisë e ka ngritur këtë çështje në kohen kur pritet të finalizohet shitja e 75 për qind e aksioneve në Postën dhe Telekomin e Kosovës. Ndërkaq Oda Ekonomike e Serbisë vlerëson se pasurisë së paluajtshme e Serbisë në Kosovë është 220 miliardë dollarë.
Megjithatë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur edhe shumë çështje të hapura. Kosova ka kërkuar që t’i paguhen dëmet e luftës dhe t’i kthehen pasuria që Serbia ka marrë në Kosovë gjatë administrimit të dhunshëm serbe (1989-1999). Veç dëmet e luftës, siç është thënë, tejkalojnë trefishin e asaj që kërkon Serbia.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













