Lajme
Serbia kërkon një të burgosur kosovar, Zvicra e liron
Një ish-ushtar i UÇK-së lirohet nga Zvicra dhe kërkon azil në Francë.
G. ishte shumë i befasuar kur është arrestuar në rrugët e Gjenevës këtë pranverë. Serbia është duke e kërkuar që nga viti 2012 këtë ish-ushtar të UÇK-së për ta gjykuar për terrorizëm, njofton albinfo.ch. Ai është çuditur kur në kuadër të kësaj kërkese të ekstradimit për në Serbi është arrestuar, por gjithashtu është befasuar kur është liruar përkohësisht në fillim të këtij muaji. G, pasi që është liruar, ka vajtur direkt në Francë, ku kishte kërkuar azil para arrestimit të tij, siç raportohet në gazetën frankofone “Tribune de Genève”.
Me këtë aktakuzë, me një fletarrestim ndërkombëtar dhe kërkesë për ekstradim, Zyra Federale e Drejtësisë (ZFD) kishte mandatuar policinë e Gjenevës për të ndërmarrë masat në prill për arrestimin e tij. Pas mbërritjes së tij në Champ-Dollon (burgu në Gjenevë), G. ka kundërshtuar ekstradimin e tij. ZFD-së do t’i duhet së shpejti të vendosë nëse do të pranojë transferimin apo jo. Deri atëherë, Berna ka vendosur të lirojë G., ndërsa ka kërkuar që dokumentet e tij të mbesin në duart e drejtësisë gjenevase, transmeton albinfo.ch.
Sipas aktakuzës së prokurorit publik të Serbisë, në vitin 1999 kosovari 38-vjeçar ka kidnapuar tre barinj serbë. Gjithnjë sipas këtij raporti, njofton albinfo.ch, ai më pas ka vrarë një prej tyre, me disa të shtëna në trupin e tij. “Ndërsa viktima kishte treguar shenja jete, ai e qëlloi edhe një herë”, thekson prokurori serb në parashtresat e tij të bëra pranë Gjykatës së Lartë në Vranjë.
Policia franceze kishte arrestuar G. në vitin 2014. Por, sipas avokatit të tij, Robert Assawl, ai u lirua pas disa javësh dhe është vendosur nën kontroll gjyqësor, ku më pas qeveria franceze ka refuzuar në fund kërkesën serbe. Pse? “Sepse G. tashmë është gjykuar dhe është liruar për të njëjtën vepër penale në vitin 2004 nga Gjykata Supreme e Kosovës, e cila funksiononte nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, shpjegon avokati i Gjenevës. Kjo është arsyeja pse Franca ka refuzuar t’ua dorëzojë ish-ushtarin e UÇK-së autoriteteve serbe”.
Autoritet serbe kanë arrestuar G. në vitin 2009, me ç‘rast u mbajt në paraburgim. Gjatë pesë muajve të tij pas hekurave, ai tregon se si pësoi përdhunime dhe tortura para se të lirohet. Aktakuza e prokurorit serb është lëshuar tre vjet më vonë.
Për avokatin Assawl, G. është viktimë e “një tërbimi të padrejtë dhe të egër të Serbisë, e cila dëshiron ta arrestojë atë, ndërsa ai është liruar përfundimisht. Sipas Konventës Evropiane, ekstradimi duhet të hidhet poshtë në mënyrë të vendosur nga Zvicra. Kërkesa e Serbisë, të cilën avokati e konsideron “krejtësisht të paligjshme dhe të padenjë për një vend evropian”, ka një qëllim politik.
Pavarësisht përfundimit të luftës, tensionet shumë të mprehta vazhdojnë në mes të Serbisë dhe Kosovës”.
Avokati mirëpret vendimin e Zyrës Federale të Drejtësisë, “e cila guxoi t’i largohet parimeve parandaluese, parime që shumë shpesh zbatohen verbërisht nga autoritetet. Ky vendim, i marrë shumë rrallë sa i përket ekstradimit siguron refuzimin e kërkesës së Serbisë”. Vërtet? Mbetët të përcjellim këtë aferë, albinfo.ch do t’ju mbajë në ngjarje.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











