Lajme
Serbia mund të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB
Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë se me kryeministrin Hashim Thaçi mund të bisedojë edhe për një ulëse në OKB, por duhet që edhe Kosova të lëshojë “pe”
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq për herë të parë ka folur për mundësinë që Serbia të lejojë përfaqësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si shtet i pavarur. Por, ai ka rikujtuar autoritetet në Prishtinë, se ky “lëshim” i Serbisë nënkupton edhe një “lëshim” të Kosovës.
“Ne mund të merremi vësh për çfarëdo. Nuk po ikim nga kjo, nuk është kontestuese. Ne kërkojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, por që ajo të arrihet, duhet edhe të jepet diçka”, ka thënë kryeministri serb, Daçiq duke folur para gazetarëve në Beograd.
Kryeministri serb këto komente i ka bërë vetëm dy ditë par takimit të radhës me homologun kosovar, Hashim Thaçi. Ky i fundi ka thënë se në Bruksel, në takimin e 17 janarit, as që do të diskutohet autonomia për serbët e veriut. “Nuk do të lejoj që kjo çështje as të diskutohet”, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq Kuvendi i Serbisë ka miratuar një rezolutë me të cilën kërkohet qe serbëve në Kosovë t’u jepet një autonomi politike.
Sipas medieve të Beogradit, Qeveria e Serbisë ia ka dorëzuar rezolutën e Serbisë, përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila edhe ndërmjetëson takimin. Sipas tyre, Hashim Thaçi, nuk mund të vendos se për çfarë do të flitet në takimin e ardhshëm.
Ndërsa kryeministri Ivica Daçiq ka thënë se “edhe vetë baronesha Ashton ka thënë se do të nisin bisedimet mbi paralelizmat institucional dhe mbi veçantinë e serbëve dhe se nisur nga kjo, do të bisedohet edhe për rezolutën, edhe për platformën”.
“Kur them veçantinë e serbëve, mendoj se për të gjithë është e qartë se kjo nënkupton gjetjen e një zgjidhjeje, e cila nisur edhe nga deklaratat e mëhershme të zyrtarëve evropiane nënkupton një rajon të posaçëm”, ka thënë Daçiq, raporton REL.
“Të gjitha këto tema do të jenë të pashmangshme në takimin e radhës”, ka thënë ai.
Edhe Maja Kocijançiq, zëdhënësja e shefes së diplomacisë Evropiane, Catherine Ahston, ka thënë se veriu i Kosovës do të jetë temë qendrore e bisedimeve.
“Veriu i Kosovës që nga fillimi ka qenë në qendër të dialogut, sepse atje ka pasur më së shumti probleme”, ka thënë Maja Kocijançiq. Deri tash, sipas saj, është biseduar mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë, por, nga tash, pritet të hapen temat e reja.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











