Kosova
Serbia njeh targat e Republikës së Kosovës, ka filluar zbatimi i vendimit
Vendimi për lëvizjen e lirë të të gjitha automjeteve me targa të Republikës së Kosovës nëpër territorin e Serbisë ka filluar të zbatohet këtë të hënë.
Pak pas orës 08:00, në pikën kufitare në Jarinje ka kaluar vetura e parë e pasagjerëve pa afishe në simbolet shtetërore, shkruajnë mediat serbe.
Në të gjitha pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, mbrëmë janë postuar deklarata për anulimin e afisheve në zonën e Serbisë qendrore për automjetet me targa RKS.
Serbia javë më parë ka marrë vendim për njohjen e targave të Republikës së Kosovës, ndërkohë që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Kosova do të marrë të njëjtin vendim pasi të sigurohet se Serbia po zbaton vendimin për njohje të targave.
Ky vendim nënkupton që nëpër territorin e Serbisë do të mund të qarkullojnë automjetet me targat RKS.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën










