Lajme
Serbia nuk merr përsipër borxhet serbe ndaj KEK-ut
Stefanoviç: "Tahiri po "shfrytëzon mundësinë që me deklarata të tilla të "përmirësojë" pozicionin e ekipit të Prishtinës dhe të vetes"
Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanovic, ka hedhur poshtë mundësinë që në raundin e gjashtë të bisedimeve me Prishtinën të bisedohet për borxhin 12-vjeçar, që serbët e veriut i kanë Korporatës Elektro-energjetike të Kosovës.
“Borxhi për energjinë elektrike nuk është paraparë në plan”, ka thënë Stefanoviç, sipas radios Evropa e Lirë dhe, sipas tij, kryenegociatorja Edita Tahiri po “shfrytëzon mundësinë që me deklarata të tilla të kontribuojë në pozicionimin më të mirë të ekipit të Prishtinës dhe të vetë asaj”.
Edhe sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka deklaruar se borxhi i serbëve të veriut ndaj KEK-ut nuk do të jetë temë në raundin e radhës së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Qeverisë së Kosovës, në raundin e gjashtë të dialogut në Bruksel do të diskutohet për telekomunikacionin, energjinë, tregtinë e lirë dhe kadastrat.
Nga bisedimet e zhvilluara deri më tash, Beogradi dhe Prishtina kanë arritur pajtim për lirinë e lëvizjes, për librat amzë dhe për nostrifikimin e diplomave universitare.
Nga ana tjetër, sa i përket implementimit të marrëveshjeve të arritura, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se ende nuk ka ndonjë afat të përcaktuar për fillimin e realizmit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të arritur midis Beogradit dhe Prishtinës. Marrëveshja, sipas tij, bazohet në zgjidhje të ngjashme që kanë gjetur vendet e tjera, siç është rasti midis Greqisë dhe Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













