Kosova
Serbia pretendon se e ka “çnjohjen e dhjetë të Kosovës në sirtar”
Daçiq: “E kemi edhe shtetin e 10-të, i cili ka tërhequr njohjen e Kosovës”
Serbia pretendon se në “sirtar” e ka siguruar edhe “çnjohjen e dhjetë” të shtetit të Kosovës, ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, e cila udhëhiqet nga Ivica Daçiç, përcjell albinfo.ch.
Kjo e ashtuquajtur “listë çnjohjesh”, të cilën fillimisht e kishte përmendur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në rastin e aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Daçiç pretendon se është zgjeruar.
Ndonëse çnjohja nuk ekziston në marrëdhënie ndërkombëtare ngase është akt de jure i pakthyeshëm, dhe është e paqartë se çfarë përfaqëson ajo, Daçiç deklaron se fushata ndërkombëtare serbe për çnjohje të Kosovës “është intensifikuar”.
Aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE, ka vënë në lëvizje ministrin serb të Jashtëm, i cili i referohet moratoriumit të ndërmarrë në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit, ku palët zotoheshin për ngrirje të njëvjetshme, përkatësisht që Kosova të mos aplikojë në organizata ndërkombëtare derisa Serbia ngrin fushatën e saj për çnjohje, fushatë kjo realisht asnjëherë e pezulluar nga pala serbe.
Daçiç pretendon se nga 193 shtete gjithsej sa janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, 105 prej tyre “nuk e njohin Kosovën”, ndërsa Kosova thotë se ka njohjen e 117 prej tyre.
Pyetur nga mediat serbe “pse nuk është publikaur një listë e tillë”, kryediplomati serb thotë se “Serbia respekton pozicionin e tyre dhe nuk dëshiron t’i ekspozojë ndaj presionit të Prishtinës, veçanërisht ndaj aleatëve të tyre”.
“Duhet të jemi të kujdesshëm. Së dyti, me Marrëveshjen e Uashingtonit, ne kemi marrë përsipër të ndalojmë fushatën e çnjohjeve dhe kemi dashur të tregojmë se i qëndrojmë asaj. Sidoqoftë, Prishtina nuk e bën këtë. Dallimi në lidhje me obligimet e marra është esencial dhe gjithkush që ndërmjetëson e di shumë mirë kush është partner serioz e kush gënjeshtar”, ka thënë Daçiç, siç e citoi “Novosti”, përcjell albinfo.ch.
Kosova ka aplikuar në maj të vitit të kaluar në Këshill të Evropës ndërsa në dhjetor ka aplikuar edhe për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, lëvizje këto të cilat kanë zgjuar në këmbë kundërshtinë e diplomacisë serbe.
Në nëntor të vitit të kaluar, Daçiç pretendonte se që nga aplikimi i Kosovës në KE “Serbia ka siguruar nëntë çnjohje” ndërsa tani e pretendon “të dhjetën”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide












