Lajme
Serbia propozon dy modele për Kosovën
Platformë negociuese, sipas të cilës, Kosova duhet të zgjidhjet brenda dy modeleve, ose si Tiroli Jugor apo edhe si Epeni në Belgjikë
Mediet serbe në Mitrovicë kanë prezantuar një pjesë të platformës serbe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Sipas këtyre medieve, të cilat thirren në burimet e tyre në Beograd, parashikohen dy modele për zgjidhjen e Kosovës, Tiroli Jugor ose Epeni në Belgjikë.
Sipas medieve lokale, të cilat i citon gazeta “Zëri”, Qeveria e Serbisë tashmë e ka hartuar platformë negociuese “me vijat e kuqe” ndërsa të premten kjo platformë pritet të harmonizohet me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve dhe partive politikë në Serbi.
“Platforma do t’i ofrojë disa variante për Kosovën, që nga modeli i Tirolit Jugor deri tek modeli i Epenit në Belgjikë, që do të vlenin për gjithë territorin e Kosovës, si dhe disa opsione tjera të njohura me të drejtën ndërkombëtare. Qëllimi është që të gjendet një zgjidhje, që nuk do të jetë pavarësia”, citon “Zëri” mediet serb.
Nëse Platforma merr përkrahjen e shumicës së opinionit dhe shumicës në Kuvendin e Serbisë, atëherë siç thuhet, pritet që shumë shpejt të rifillojë dialogu me Prishtinën.
Beogradi zyrtar ndërkaq po insiston që të rinegociohet çështja e Kosovës, duke konsideruar se statusi i saj është akoma i hapur. Ndërsa Kosovën e pavarur, të shpallur më 17 shkurt 2008, , deri më tani e kanë njohur 92 shtete demokratike, në mes e të cilave edhe shtetet më të fuqishme botërore, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca e Italia.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës në seancën e ardhshme planetare do të votoj një mocion të partisë së kryeministri Hashim Thaçi, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Po ashtu ky mocion përshkon që Kuvendi t’i jep leje qeverisë së Kosovës që të nisë bisedimet me Beogradin.
Oliver Ivanoviqi është përfaqësues i komunitetit serbë në Mitrovicë. Ai mandatin e kaluar ka qenë sekretar në ish-Ministrinë për Kosovën në qeverinë e Serbisë. “Kosova është problem specifik. Duhet t’i shikojmë disa modele, mirëpo zgjidhje përfundimtare duhet të jetë tjetër nga kjo që është tani”, ka thënë ai.
Nëse Këshilli i Evropës, sipas tij, insiston në respektimin e integritetit territorial të Kosovës, atëherë do të pasojë një trysni e fuqishme diplomatike e Beogradit që OKB të kyçet si mediator në negociatat politike për statusin përfundimtar të Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











