Lajme
Serbia rimerr tregun kosovar
Për tri javë Serbia u rikthye plotësisht ashtu siç ka qenë më herët në tregun kosovar. Thirrjet kosovare për konsum të prodhimeve vendore dhe gjetja e tregut në vende të tjera, nuk ia ndalën hovin këtij shteti.
Statistikat nga Doganat e Kosovës, prej 16 shtatorit kur Kosova e çeli kufirin, tregojnë për import të mallrave serbe me mbi 10 milionë euro, ndërkaq prodhuesit kosovarë në këtë periudhe, më pak se tri-javëshe, eksportuan vetëm 100 mijë euro. Shprehur në përqindje, diferenca është 99 me 1 për qind në favor të Serbisë, shkruan e përdtishmja Express.
Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci ka theksuar kjo diferencë në shkëmbimin tregtar me Serbinë, ekziston përkundër faktit që marrëveshja për njohjen e vulave doganore, sipas tij, është duke u zbatuar.
“Autoritetet serbe nuk po kërkojnë më nga eksportuesit kosovarë dokumente të strukturave paralele”, ka thënë Stavileci.
Sipas tij, nga prodhuesit kosovarë për Serbi janë eksportuar kryesisht perimet, çimento dhe letra për riciklim. Nga ana tjetër, në strukturën e importit dominojnë mallrat e industrisë ndërtimore si dhe asaj të ushqimit.
Njohësit e ekonomisë dhe përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga Qeveria që ta kthejë reciprocitetin dhe t’i vendosë kushte Serbisë, derisa ky shtet të mos e njohë Kosovën.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











