Kosova
Serbia shkel marrëveshjen për targat, Kosova ndalon targat KM që janë riregjistruar në dhjetor 2022
Kosova nuk do të lejojë hyrjen dhe qarkullimin e veturave që kanë targat ilegale serbe KM, e që janë riregjistruar nga dhjetori i vitit të kaluar dhe tutje.
Lajmin e dha Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili e akuzoi Serbinë se ka shkelur darkordimin e arritur në nëntor 2022 në Bruksel, sa u përket targave të makinave.
“Bazuar në dakordimin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në muajin nëntor 2022, Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe riregjistrimin e atyre ekzistuese. Duke u bazuar në rastet që janë paraqitur në pikat tona kufitare, Serbia ka shkelur në tërësi këtë dakordim”, shkroi Sveçla.
“Raste të ngjashme të veturave me targa në fjalë nuk do të lejohen të hyjnë apo të veprojmë brenda territorit të Republikës së Kosovës, marrë parasysh që ato janë ilegale dhe ka dakordim për ndërprerjen e prodhimit apo riregjistrimin e tyre”, shtoi ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit











