Lajme
Serbia të mos pengojë bashkëpunimin, thotë Mesiq
Ish presidenti kroat, Stjepan Mesiq në Prishtinë ka deklaruar se Serbia nuk guxon të pengojë të tjerët që duan të bashkëpunojnë me Kosovën.
“Në këtë rajonin tonë, ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin nëse bashkëpunojmë. Serbia mund të mos e njohë Kosovën, por nuk guxon të pengojë të tjerët që bashkëpunojnë me të. As Gjermania Perëndimore nuk e ka njohur asnjëherë Gjermaninë Lindore, por Gjermania Perëndimore nuk i ka penguar asnjëherë asaj Lindore që të bashkëpunojë me vendet tjera”, ka thënë Mesiq.
Ai ka vënë theksin tek bashkëpunimi ekonomik në radhë të parë, gjë që, sipas tij, do të mundësojë edhe bashkëpunimin në nivelet tjera.
Ai edhe me këtë rast ka rikujtuar se me zhbërjen e Jugosllavisë, elementet konstituive kanë pasur të drejtën për pavarësinë e tyre, përfshirë këtu edhe Kosovën, si një nga element konstituive të ish federatës.
Mesiq është takuar me kryeministrin Thaçi, me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe zëvendëskryeministrin, Behgjet Pacolli, me ftesën e të cilit edhe është realizuar vizita e Mesiqit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











