Integrimi
Sërish 19 vjet burg shqiptarit për vrasjen e gruas me makinë
Ai kishte kërkuar që vrasja të trajtohej si vrasje me paramendim dhe jo si vrasje e rëndë, për çka duhej të dënohej jo më shumë se me 10 vjet burg
Gjykata Federale e Zvicrës i ka vërtetuar dënimin e shqiptuar më parë nga Gjykata e Qarkut e St. Gallenit me 19 vjet burg për shqiptarin nga Kosova me qëndrim në Zvicër, për vrasjen e të shoqes.
Në nëntor të vitit 2011 shqiptari 41 vjeçar, duke e ngarë veturën me shpejtësi prej 80-90 kilometrash në orë, kishte hipur në trotuar, dhe e kishte shkelur qëllimisht gruan me të cilën jetonte ndaras. Pasi që ajo ishte shtrirë përttokë e lënduar rëndë dhe pa ndjenja, ai kishte dalë nga makina dhe e kishte goditur edhe më tej atë disa herë me një shkop metalik.
Krimi kishte ndodhur pasi që gruaja, duke qenë disa herë viktimë e dhunës së burrit, ishte ndarë nga ai. Ndërkohë ajo kishte filluar një lidhje dashurie me një turk.
Shkaktari i vdekjes së gruas kishte atakuar vendimin e Gjykatës së Qarkut që e kishte dënuar me 19 vjet heqje lirie. Gjykatës Federale të Zvicrës ai ia kishte paraqitur shkaqet etike kulturore në një situatë të rëndë konflikti si motiv për vrasjen e ndodhur. Për këtë arsye vrasësi kishte kërkuar që vepra e tij të trajtohej si vrasje me paramendim dhe jo si vrasje e rëndë. Për një vepër të tillë, sipas tij duhej të dënohej jo më shumë se me 10 vjet burg.
Por, për Gjykatën Feedrale, arsyetimi i tij për “bazën kulturore” (të mentalitetit) që kishte vrasja, nuk qëndron për faktin se ai para vrasjes kishte jetuar tashmë 24 vjet në Zvicër. Sipas gjykatës, në fakt ka ndodhur një vrasje e paskrupullt, me ç’ rast ai jetën e gruas e kishte e kishte vlerësuar shumë pak.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë











