Shkurt.ch
Sërish aksident i rëndë me helikopter: katër viktima
Kjo tragjedi ka ndodhur sot (e hënë) në kantonin Uri. Një helikopter i firmës SHG është rrëzuar duke shkaktuar vdekjen e të katër personave që ndodheshin në të
Dy ditë pas aksidentit të rëndë të një helikopteri (me katër viktima) që ndodhi në kantonin jugor të Zvicrës, në Tesinë, sërish rrëzohet një helikopter, duke shkaktuar po ashtu katër viktima.
Kjo tragjedi ka ndodhur sot (e hënë) në kantonin Uri, me ç`rast, nga shkaqe të panjohura një helikopter i firmës Swiss Helicopter Group është rrëzuar dukeshkaktuar vdekjen e të katër personave që ndodheshin në të. Të katër viktimat ishin nga kantoni Uri, njofton policia kantonale, transmeton srf.ch.
Në vendin e ngjarjes, afër lokalitetit Erstfeld kanë dalë policia kantonale e Urit, Rega, zjarrfikësit dhe organet shtetërore përkatëse për hetimin e rrethanave të aksidentit.
Autoritetet kanë iniciuar hetimet lidhur me aksidentit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













