Integrimi
Sërish kosovarët janë të huajt me shtimin më të madh
Kjo rritje (+12620)shpjegohet me numrin e madh të shtetasve të Kosovës që kanë hequr dorë nga pasaporta gjegjësisht nga shtetësia e Serbisë, duke marrë pasaportën kosovare
Në fund të muajit gusht në Zvicër jetonin 1 milion e 924129 të huaj. Në periudhën krahasuese në mes të 1 shtatorit 2013 dhe 31 gushtit 2014 numri i të huajve është rritur për 59430 persona ose për 3.2 për qind, që është rritje pak më e dobët se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sikurse edhe më parë, numri më i madh i të huajve vjen nga shtetet e BE-së dhe të EFTA-s që gjithsej bëjnë 1.310893 veta. Ndërsa ata nga shtetet tjera janë 613.236 veta, ose 1.7% më tepër se një vit më parë, thuhet në një komunikatë të Entit Federal të Statistikave..
Në periudhën e përmendur, në Zvicër kanë ardhur të jetojnë 153.122 të huaj që është për 1.1% më shumë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. Ndërkaq Zvicrën e kanë braktisur gjatë po kësaj kohe 69856 të huaj oe 3.2% më shumë se në periudhën krahasuese. Në këtë mënyrë bilanci migrues ose numri „neto“ i të huajve shtesë për këtë periudhë ka qenë 78.093 persona.
Sikurse në gjithë periudhën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) edhe në këtë etapë, rritja e numrit të kosovarëve ishte më e madhe se e të gjitha komuniteteve të huaja veç e veç. Gjegjësisht janë regjistruar 12620 kosovarë më shumë. Kjo rritje edhe kësaj radhe shpjegohet me numrin e madh të shtetasve të Kosovës që kanë hequr dorë nga pasaporta gjegjësisht nga shtetësia e Serbisë, duke marrë pasaportën kosovare. Një simetri pothuajse e saktë e kësaj shifre vihet re edhe në zvogëlmin e numrit të shtetasve të Serbisë, që për këtë periudhë është për 12.085 më i vogël.
Pas kosovarëve, shtim më të madh kanë shënuar portugezët, me 10766 persona, italianët (7105) francezët (6432) dhe gjermanët (6356). Ndërsa rënien më të madhe, pas serbëve e ka shënuar numri i kroatëve (553), boshnjakëve (485), amerikanëve (256) dhe turqve (157).
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












