Lajme
Sërish rënie e numrit të të infektuarve në Zvicër, mbi 20.600 të shëruar
Të mërkurën e kaluar ka pasur 205 raste; dje të enjten, janë raportuar 228 infeksione ndërsa të martën kanë qenë vetëm 119
Është ndalur sërish rritja relative e numrit të infeksioneve me koronavirus e shënuar në Zvicër dje dhe pardje. Siç njofton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), sot janë raportuar 181 infeksione të reja, shkruan sda.ch.
Të mërkurën e kaluar ka pasur 205 raste; dje të enjten, janë raportuar 228 infeksione ndërsa të martën kanë qenë vetëm 119.
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik, deri më tani ka pasur gjithsej 28.677 raste të infeksioneve, të konfirmuara nga laboratori.
BAG të premten ka raportuar 1309 vdekje. Zyra, si zakonisht, u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dorëzuar deri në mëngjesin e të premtes, si pjesë e detyrimit të raportimit, transmeton albinfo.ch. BAG shkruan se numri mund të devijojë në varësi nga numrat që raportojnë kantonet.
Ndërsa sipas platformës worldometers.info, deri më tani në Zvicër janë regjistruar 1551 vdekje nga koronavirusi. Po sipas saj, numri i të shëruarve tashmë ka arritur në 20.600.
Sipas agjencisë së lajmeve Keystone&SDA, deri më tani në vend janë regjistruar 1556 viktima.
BAG konfirmon se janë realizuar rreth 240,600 testime. 14 për qind e këtyre kanë rezultuar pozitive, përcjell albinfo.ch. BAG tani rekomandon testime për të gjithë pacientët me simptoma të Covid-19. Deri më tani janë testuar vetëm njerëzit me sëmundje të mëparshme dhe pacientët në spital, si dhe personeli shëndetësor.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?









