Lajme
Sërish rritje e numrit të infeksioneve në Zvicër: 193 për një ditë
Me përjashtim të të hënës, BAG gjatë javës së fundit ka njoftuar në vazhdimësi për numra treshifrorë (mbi 100) të infeksioneve me koronavirus
Zyra Federale e Shëndetit Publik të Zvicrës (BAG) njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Zvicër janë raportuar 193 raste të reja të infeksionit me Covid-19.
Kjo shifër tregon për një rritje të konsiderueshme të rasteve, duke qenë se një ditë më parë, të martën, ishin raportuar 132 infeksione ndërsa të hënën, vetëm 65 sosh, transmeton albinfo.ch.
Me përjashtim të të hënës, BAG gjatë javës së fundit ka njoftuar në vazhdimësi për numra treshifrorë (mbi 100) të infeksioneve me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar gjithsej 8009 testime ndërsa 14 persona janë dërguar në spital për shkak të infektimit me Covid-19.
Deri më sot, sipaa BAG, nga koronavirusi në Zvicër kanë vdekur 1703 persona.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












