Kosova
Serwer: BE-ja është kundërshtare de facto e sovranitetit të Kosovës
Specialisti i fushës për menaxhimin e konfliktit dhe një nga vëzhguesit më të njohur të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka reaguar pas konstatimit të Zëdhënësit të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, në lidhje me refuzimin e eurokratëve në Bruksel për t’i larguar masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Serwer, derisa ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të BE-së se masat ndëshkuese ndaj Kosovës do të vazhdojnë të mbesin në fuqi, pa marrë parasysh sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit dhe dyshimeve për përfshirjen e shtetit serb, ka thënë se BE-ja është bërë de facto kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
“BE-ja është bërë de facto kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ajo dëshiron të kufizojë dislokimet e policisë në përgjigje të një kërcënimi të qartë dhe aktual, si dhe të krijojë një strukturë të veçantë qeverisëse për popullatën serbe, të paktën në veri”, ka konsideruar profesori amerikan nëpërmjet një deklarate në platformën “X” të mërkurën.
Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po mbështesin BE-në në të dyja këto synime, ndërsa mohojnë se do të lejojnë arritjen e objektivit të fundit, porse sipas tij, as BE-ja dhe as SHBA-ja nuk kanë treguar ndonjë vullnet për të bllokuar ambiciet e Serbisë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel












