Kosova
Serwer: Sulmi i Banjskës, kopje e strategjisë së Putinit në Krime
Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, thotë se sulmi në Banjskë më 24 shtator është kopjim i strategjisë së presidentit rus, Vladimir Putin, në Donbas dhe Krime, nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.
“Mendoj se ambiciet e tij, të mbështetura nga Rusia, janë kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon. Historia nuk përsëritet, por rimon. Dyshoj se rajoni do të shkojë në një luftë për tre vjet e gjysmë siç ishte në Bosnjë në vitet 1990, por sigurisht që mund të shohim paqëndrueshmëri serioze. Vuçiqi donte të provokonte një konflikt brenda Kosovës, të cilin mund ta përdorte si justifikim për ndërhyrje ushtarake”, ka thënë Serwer për mediumin malazias “Antena M”.
Profesor në universitetin amerikan “John Hopkins” ka folur për qeverinë e re të Malit të Zi, duke thënë se ekzekutivi malazias është i gatshëm t’u shërbejë interesave serbe dhe ruse.
“Kjo qeveri duket se është krijuar për t’i shërbyer interesave serbe dhe ruse. NATO-ja patjetër do të duhet të mendojë se si të mbrojë sekretet e Aleancës nga dërgimi në Moskë”, theksoi Serveri.
Ai gjithashtu beson se heshtja e Bashkimit Evropian është rezultat i faktit se BE-ja nuk dëshiron ta shohë veten si dikush që ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












