E-Diaspora

SH.K.A “Dardania”, pjesëmarrëse në festivalin e nacionaliteteve në Volketswill të Zürichut

Në vazhdën e aktiviteteve të SH.K.A “DARDANIA” tashmë të sprovuar dhe me një traditë të gjatë organizative dhe pjesëmarrje në festivale të ndryshme, këtu në Zvicër dhe trevat tona kombëtare, edhe këtë vit si gjithnjë do të marrë pjesë në festën e nacionaliteteve në Volketswill të Zürichut më datën 22 dhe 23 shtatorë 2018 nga ora 11: 00, duke u prezantuar me këngë e valle të identitetit tonë kombëtar, duke u paraqitur edhe me kulturën dhe traditën e ushqimeve e pijeve tona tradicionale të shqiptarëve, thuhet në njoftimin e Shoqatës, përcjell albinfo.ch.

“Pjesëmarrja e komunitetit tonë vetëm sa e zbukuron gjithë këtë festival të organizuar nga qyteti i Volketswillit, i cili organizohet çdo dy vite dhe ka karakter prezantimin e vlerave kulturore të të gjitha nacionaliteteve që jetojnë dhe veprojnë në pjesën e epërme të kantonit të Zurichut, andaj edhe pjesëmarrja e kësaj qendre kulturore vetëm sa do ta begatoj si gjithnjë këtë festival, kur dihet edhe përvoja prej 24 vitesh të kësaj shoqërie, e cila po paraqet identitetin tonë edhe para vendasve, duke ruajtur kështu vlerat tona edhe në mërgatë.