Sport
Shabani bën zgjedhjen e tij
Futbollisti i Bayern Munichut, Meritan Shabani, ka bërë zgjedhjen e tij se për cilin kombëtare do të luajë
Meritan Shabani konsiderohet si një nga talentet më të mëdha shqiptar të futbollit.
Futbollisti i Bayernit ka bërë debutimin në ekipin e parë, derisa gjithashtu ka nënshkruar edhe kontratë profesioniste me skuadrën bavareze, shkruan albinfo.ch.
Shabani po kërkohet nga Kosova dhe Shqipëria. Megjithatë, ai duket se ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë. Së paku për grupmoshat e reja.
Shabani është paraqitur në ndeshjen miqësore mes Gjermanisë U-20 dhe Holandës U-20. Madje, ka shpërndarë fotot në rrjetet sociale, duke treguar kështu për zgjedhjen e tij.
Ndërkohë, në bankën rezervë ishte Florent Muslija, futbollisti shqiptar që luan për Hannoverin, dhe ka shënuar një gol në Bundesliga.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













