Futboll
Shabani shënon golin e parë për Bayernin
Meritan Shabani ka shënuar një gol të bukur me kokë ndaj Manchester Cityt
Mesfushori shqiptar, Meritan Shabani, edhe një herë ka qenë titullar për Bayernin në turneun në SHBA, “International Champions Cup”.
Shabani luajti për 90 minuta për Bayernin kundër Manchester Cityt, dhe shënoi golin e parë në këtë ndeshje, derisa në fund skuadra e tij pësoi nga anglezët me rezultat 3:2, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti me prejardhje nga Istogu shënoi në minutën e pestë të ndeshjes me kokë, pas harkimit nga e djathta të Rafinha-s.
Ky ishte goli i parë për të në fanellën e Bayern Munichut. Ai ka luajtur edhe 45 minuta nga Paris Sant Germain dhe 45 minuta kundër Juventusit.
Shabani është vetëm 19 vjeçar dhe premton shumë për të ardhmen. Kujtojmë që ka nënshkruar kontratë profesioniste me Bayernin.
https://www.youtube.com/watch?v=m8Nb4uiPZLQ
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana












