Integrimi
Shaniu i sëmurë rëndë mund të qëndrojë në Gjermani
Viza e tij njëmujore do të përfundonte të hënën, më 15 shkurt. Ndërkohë, autoritetet pohojnë se Shani Sylës do t`i ndahet «duldung»-u (leja e përkohshme e qëndrimit)
Në familjen e docentit të arteve Entizam Syla nga Edingu mbretëron një lehtësim. Vëllai i tij i sëmurë rëndë, Shaniu nga Prishtina, i cili po trajtohet prej katër javësh në nje klinikë në Passau, ka të drejtë të vazhdojë qëndrimin në Gjermani. Viza e tij njëmujore do të përfundonte të hënën, më 15 shkurt. Ndërkohë, autoritetet kompetete në Passau i kanë treguar gazetës Süddeutsche Zeitung se Shani Sylës do t`i ndahet «duldung»-u (leja e përkohshme e qëndrimit).
Entizam Syla ka treguar një rrëfim të dhembshëm për vëllanë e tij, i cili kishte pësuar infarkt në shtator 2014 në Prishtinë, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë, gjatë transportimit deri në spital ai nuk kishte mundur të merrte sa duhet oksigjen kështu që prej asaj kohe ai ushqehet artificialisht dhe të shumtën e kohës nuk mund të flasë.
Ndërsa Entizami, i cili jeton prej 24 vitesh në Gjermani ka bërë gjithçka për t`i mundësuar vëllait të tij trajtimin mjekësor në Gjermani, pasi që vetëm këtu shëndeti i tij kishte mundësi të përparonte. Pas negociatave të gjata, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës i kishte ndarë 30 mijë euro për trajtim në Gjermani. Por, kur, më 15 janar Shaniu erdhi këtu, mjekët ia bënë të qartë se në rastin e trajtimit të tij nuk bëhej fjalë për katër javë por nevojiteshin edhe gjashtë muaj të tjerë.
Kështu, avokati i emëruar nga Entizami, bëri nje kërkesë për zgjatjen e qëndrimit për shkaqe humanitare. Dhe, filluan ethet e pritjes, të cilat kanë vazhduar deri ditën e djeshme, kur familja Syla kuptoi se leja ishte dhënë. Entizami kishte shumë frikë se në rast kthimi, vëllai i tij nuk do t`i përballonte rrugës dhe do të vdiste. Kështu mendojnë edhe autortetet e qytetit: i sëmuri nuk është në gjendje për t`u transportuar.
Formalisht ende nuk i është ndarë leja e qëndrimit për shkak se nevojitet një deklarim i marrjes përsipër të shpenzimeve të trajtimit të mëtejmë spitalor, thotë një zëdhënës i komunës, shkruan sd.de. Por «sipas vlerësimit të autoritetit të landit, duldungu do të jepet gjithsesi».
Edhe avokati është i kënaqur me duldungun. «Kjo është nje mundësi që u konvenon të gjitha palëve», përcjell albinfo.ch. Por, mbetet edhe me tutje e pazgjidhur çështja se si do t`ia bëjë familja me financimin e trajtimit mjekësor të Shaniut, që kushton mbi 200 mijë euro!
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











