Integrimi
Shaqiri ëndërron kualifikimin e Zvicrës
Ylli i futbollit zviceran, Xherdan Shaqiri, është përgjigjur në pyetjet e shumta që kanë dalë prej kutisë së qelqit nëpërmjet hashtagut #FragShaqiri, në kuadër të aksionit humanitar „Jeder rappe zählt“.
XS shqiptar ka dhënë një intervistë interesante rreth shortit që ka nxjerrë derbin më interesant në kampionatin Euro 2016 mes ekipit helvetik dhe bijëve të shqiponjave.
Helvetikut me rrënjë shqiptare i kërkohet qysh në pyetjen e parë mendimi rreth shortit të grupit A, ku Zvicra do të përballet në lojën kundër Shqipërisë.
Nga pamjet që shihen, Shaqiri është mjaft i relaksuar me këtë short. Ai qesh dhe thotë: „E kam ditur që kjo do të jetë pyetja e parë që do më parashtrohet sot. Unë e marr shumë pozitivisht këtë short, ky është natyrisht një grup ku unë do të thosha se ne kemi dalë relativisht mirë të shërbyer, sepse besoj se shanset tona për t’u kualifikuar në këtë grup janë të mëdha. Mirëpo, është e qartë se ky është një turnir ku secili duel do të jetë i vështirë dhe ne duhet të tregojmë lojë të mirë për t’u kulifikuar. Për ne është më rëndësi të kualifikohemi dhe natyrisht ta prezantojmë sa më mirë vendin tonë“, thotë Shaqiri.
Ky grup është i kapërcyeshëm“, thotë ai më tej, „ne jemi zhvilluar shumë mirë, jemi skuadër me shume të rinj që tani kanë bërë përvojë të mirë së bashku. Besoj se është koha e duhur që në këtë turnir të futemi me synime të qarta dhe mundësisht të provojmë shumë e të paraqitemi si ekip dhe do të kemi sukses. Kualifikimi do të vijë dhe pastaj të shohim, njeriu nuk e di kurrë çfarë do të ndodhë, por ne mund të ëndërrojmë“, deklaron futbollisti me origjinë nga Gjilani i Kosovës.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










