Futboll
Shaqiri flet për ndeshjen që e pret në Beograd
Ai ka thënë se ka dëgjuar se do të pritet me fishkëllima në ndeshjen e kthimit, por nuk brengoset rreth këtij fakti
Ylli i futbollit shqiptar, Xherdan Shaqiri, zhvilloi një ndeshje shumë të mirë për Liverpoolin ndaj Yllit të Kuq në Ligën e Kampionëve. Skuadra angleze fitoi 4:0, derisa gjurmë la edhe futbollisti shqiptar, i cili e nisi ndeshjen nga fillimi, shkruan albinfo.ch.
Ai ka thënë se ka dëgjuar se do të pritet me fishkëllima në ndeshjen e kthimit, por nuk brengoset rreth këtij fakti.
“Unë kam parë disa artikuj në lidhje me këtë temë. Një lojtar ka thënë diçka në lidhje me këtë, por më të vërtetë mua nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit.
Unë po shkoj atje për të luajtur futboll dhe nuk ka të bëjë fare me politikën. Asgjë tjetër nuk më intereson, unë po shkoj atje për ndeshje futbolli”, ka shtuar Shaqiri.
“Më ka ndodhur edhe në Kupën e Botës, por nuk paraqet asnjë problem”.
Pas ndeshjes Shaqirin e ka lavdëruar edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp. “Shaqiri ishte i përfshirë në çdo gjë, ai është një futbollist shumë i mirë. Ai ka punuar shumë në këtë ndeshje”, deklaroi trajneri gjerman.
Por, Shaqirin e lavdëroi edhe Rio Ferdinand, mbrojtësi i njohur, tashmë në cilësinë e analistit. “Xherdan Shaqiri meriton falënderime të veçanta sot (e mërkurë), ai është lojtar i ri në këtë skuadër, por ai ishte i shkëlqyeshëm. Jurgen Klopp punon shumë, ai përmirëson çdo lojtar që vjen përmes në klub”, tha Ferdinand.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër












