Sport
Shaqiri i lumtur me golin
Xherdan Shaqiri realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 67-të. Mesfushori shqiptar luajti për 90 minuta
Java e parë e Premierligës angleze ka filluar furishëm edhe për futbollistët shqiptarë, të cilët kanë qenë protagonistë në këtë xhiro, shkruan albinfo.ch.
Xherdan Shaqiri e ka nisur më së miri, duke shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij Stoke City ndaj Middlesbrough në udhëtim. Shaqiri realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 67-të. Mesfushori shqiptar luajti për 90 minuta. Ndeshja përfundoi 1:1.
Ai pas ndeshjes është shprehur i lumture me fitoren. “Jam i lumtur që ndihmova ekipin të marrim një pikë, është e rëndësishme në ndeshjen e parë të sezonit. Barazuam dhe mendoj se është një fillim i mirë. Duhet të bëjmë më mirë në ndeshjet e ardhshme. Po shikoja pozicionin e portierit dhe ndoshta ai mendonte se do të gjuajë në anën e ekzekutimit të gjuajtjes së lirë, derisa unë mendova të gjuaja në anën tjetër dhe ishte vendim i drejtë. Për mua është më e rëndësishme që të ndihmojë ekipin. Normale që çdo lojtar gëzohet kur shënon, por unë ndihem më i lumtur kur ndihmoj ekipin. Është sezon i gjatë dhe duhet të shikojmë për ndeshjet e radhës”, deklaroi Shaqiri.
Trajneri i Stokes, Mark Hughes ka lavdëruara Xherdan Shaqirin për golin e bukur që shënoi ndaj Middlesbrough. “Shaqiri shënoi një gol të bukur. Zakonisht goditje të tilla është vështirë të mbrohen nga portierët pasi ruajnë këndin e kundërt. Ishte një gol shumë i bukur”, tha Hughes pas ndeshjes.
Te skuadra e Sunderlandit ka debutuar mesfushori tjetër shqiptar, Adnan Januzaj i huazuar nga Manchester United, derisa u inkuadrua në minutën e 65-të ndaj Manchester Cityt. Skuadra e Januzajt pësoi humbje 2:1.
Valon Behrami si gjithmonë ishte titullar për Watfordin që në udhëtim barazoi 1:1 ndaj Southampton. Behrami në minutën e 64-të u zëvendësua nga Watson. Ky i fundit më vonë u ndëshkua me të kuq.
Shani Tarashaj nuk ishte i ftuar te Evertoni ndaj Tottenhamit, kurse Granit Xhaka i Arsenalit sot e ka derbin ndaj Liverpoolit.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim 20 nga 26 kantone kanë rezultate më të mira se sa pritej, por rritja strukturore e... -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat











