Sport
Shaqiri: Ishte gol i jashtëzakonshëm
“Ishte një gol i jashtëzakonshëm, por nuk vlejti shumë. Goli im e shtyri ekipin më tepër, ishte një gol i rëndësishëm për mua. Ishte i bukur dhe gjithmonë jam krenar të shënoj për vendin tim”, u shpreh Shaqiri
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ka realizuar golin më të mirë deri më tani në Kampionatin Evropian, shkruan albinfo.ch.
Ai realizoi një super gol ndaj Polonisë, megjithatë, polakët u kualifikuan tutje, pasi ishin më të mirë në penallti. “Ishte një gol i jashtëzakonshëm, por nuk vlejti shumë. Goli im e shtyri ekipin më tepër, ishte një gol i rëndësishëm për mua. Ishte i bukur dhe gjithmonë jam krenar të shënoj për vendin tim, por ne jemi eliminuar dhe për këtë jam i zhgënjyer”, ka deklaruar Shaqiri.
Xherdan Shaqiri i ka kritikuar lojtarët e Polonisë, pasi këta të fundit vrapuan duke festuar nga këndi i tifozëve zviceran. “Nuk e di çfarë të them. Ata janë futbollistë profesionistë. Ata e dinë që duhet të shkojnë te pjesa tjetër e stadiumit për të festuar. Çfarë mund të them?”, u shpreh reprezentuesi zviceran.
Xherdan Shaqiri ka bërë me dije se do të vazhdojë të luajë për Zvicrën. Shaqiri duket se nuk do të largohet nga Përfaqësuesja e Zvicrës. “I tillë është futbolli”, deklaroi Shaqiri për “SRF”. “Ne do të përgatitemi për garat e ardhshme”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? Kush është shqiptari që qëndron pas organizimit të Botërorit 2030 dhe festoi titullin me Spanjën?... -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane











