E-Diaspora

Shaqiri me 2 gola, Zvicra-Lituania 4:0

Xherdan Shaqiri ka shënuar 2 gola fantastik në ndeshjen e sontme me Lituaninë

Zviceranët kanë fituar  në St.Gallen kundër Lituanisë me rezultat 4:0, ku 2 golat për “helvetikët” i realizoi Xherdan Shaqiri.
Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë fillojnë golat për Zvicrën në minutën e  66-të.
Dy minuta më vonë Valon Behrami bëri një asistim me kokë te Schar, i cili realizoi në minutën e 68-të.
Shaqiri ka shënuar golin e parë me kokë ndërsa me të dytin vulosi takimin 4:0 për Zvicrën.
Golat tjerë i kanë shënuar Goedrois Arlauskis (66’)  Fabian Schaer (68’).
Blerim Xhemaili e Valon Behrami luajtën 90 minuta në këtë sfidë, teksa Admir Mehmedi u zëvendësua në pjesën e dytë
Zvicra ka në tabelë 6 pikë në vendin e dytë të Grupit E, gjashtë pikë më pak se Anglia.
Albinfo.ch sjell nesër një reportazh të zgjeruar nga ky takim në St.Gallen.