Futboll
Shaqiri: Ndaj Manchester United shënova me dy këmbët për dy shtetet
“Kundër Manchester United shënova edhe me të majtën, edhe me të djathtën. Pra, për të dyja shtetet”, shprehet Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri është në qendër të vëmendjes nga mediat angleze. Golat e tij ndaj Manchester United treguan se ai është një yll i futbollit.
Por, Shaqiri është një kampion në fushë dhe jashtë saj. Një ditë më parë në faqen zyrtare të Liverpoolit ka dhënë një intervistë, ku tregon për familjen e tij, se si babai ishte punëtor i rrugëve.
Shaqiri në një tjetër intervistë për “The Guardian”, tregon për lidhjen që ka me Kosovën dhe Zvicrën, përcjell albinfo.ch.
“Historinë time mund ta shihni edhe në këpucët që bartë, me dy flamuj. Unë kam lindur në Kosovë dhe jam rritur në Zvicër”, është shprehur Shaqiri.
“Disa mendojnë se nuk jap maksimumin për Zvicrën sepse në njërën këpucë e kam flamurin e Kosovës, por nuk është e vërtetë. Kosova është e rëndësishme për mua. Është një pjesë e jetës. Një pjesë e historisë time”, thekson tutje futbollisti i lindur në Zhegër të Gjilanit.
Flamujt i kishte bartur edhe në Kampionatin Botëror. “Flamurin e Zvicrës e mbaj në këpucën e majtë, sepse shënoj më shumë. Kundër Manchester United shënova edhe me të majtën, edhe me të djathtën. Pra, për të dyja shtetet. Në Rusi i kisha flamujt më të mëdhenj, tani më të vogël, por prapë i mbaj”, shprehet tutje Shaqiri, përcjell tutje albinfo.ch.
Por, golat e tij ishin shkas që United ta shkarkojë Jose Mourinhon.
“Të gjithë po thoshin: ‘Faleminderit, faleminderit, je një legjendë që tani!’ Ishte diçka e bukur, dhe ishte një ndjesi e bukur atë ditë, por unë jam një njeri që sheh përpara. Më kanë ardhur shumë mesazhe nga shokët kur ndodhi. Kishte shumë mesazhe të bukura në fillim, pastaj, kur doli lajmi i shkarkimit të Mourinho-s, më fajësuan mua.
Por ky është futbolli ndonjëherë. Nuk mendoj se United shkarkoi trajnerin vetëm për atë ndeshje. Mendoj se ka pasur arsye të tjera, por kjo do të thotë se ndeshja do të hyjë në histori. Do të hyjë edhe në historinë time.”
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike













