Futboll
Shaqiri: Tifozët janë të mrekullueshëm
Xherdan Shaqiri ka lavdëruar tifozët e Liverpoolit dhe atmosferën që krijojnë ata
Liverpooli e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri. Në Angli në pesë ndeshje kanë pesë fitore, derisa fituan edhe ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve përballë Paris Saint Germain.
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, ishte shumë i lumtur me fitoren e fundit.
“Ishte e mahnitshme. Ndodh gjithmonë kështu kur fiton para tifozëve, të cilët ishin të mrekullueshëm po ashtu. Ishte një fitore e madhe për të gjithë. E ndjeva gjatë lojës se sa të zhurmshëm ishin tifozët tanë”, është shprehur Shaqiri.
Ai u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes, kur rezultati ishte 2:2. “Ishte një ndeshje e mirë për t’u parë. Ne luajtëm shumë mirë gjatë 90 minutave. Nëse do të barazonim në këtë ndeshje, do të ndiheshim të mërzitur. Duhet të fitonim për sa i përket performancës që bëmë dhe ia arritëm”, shtoi tutje futbollisti shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Ai është i kënaqur me skuadrën që ka Liverpooli, pasi luajnë në katër gara. “Për të qenë të suksesshëm gjatë gjithë sezonit, ne kemi nevojë për çdo lojtar. Kemi shumë ndeshje të vështira, kështu që çdo lojtar duhet të jetë gati. Kemi një skuadër të mirë dhe çdo lojtar do të jetë i rëndësishëm gjatë sezonit”, deklaroi Shaqiri.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













