Sport
Shaqiri u jep fund spekulimeve: Po, nga vera jam në Bajern
"Për fat këto spekulime kanë marrë fund. Unë kam synuar që me çdo kusht të angazhohem për një klub kulmor dhe ia arrita"
Xherdan Shaqiri në një konferencë shtypi të mbajtur sot në Bazel ka bërë më në fund publik transferimin e tij në klubin e madh të bundesligës, FC Bayern. Ai është treguar i lehtësuar për përfundimin e spekulimeve dhe për, siç ka thënë “sigurimin e ardhmërisë” së tij duke kaluar në Bayern.
Por, ka siguruar Shaqiri, për sa kohë që të jetë në radhët e FC Basel-it, ai do t`i përkushtohet në tërësi kësaj skuadre. madje, edhe në ndeshjen e pritshme Fc Basel – FC Bayern.
Margaritari i Bazelit dhe i Zvicrës në këtë konferencë ka pranuar se “nuk është diçka e vetëkuptueshme të kalosh nga superliga e Zvicrës te kampioni rekordmen i bundesligës gjermane. I gëzohem faktit se duke filluar nga vera do të luaj për Bajernin dhe që do të kem mundësinë të mas forcat me konkurrencën”.
Lidhur me përfundimin e spekulimeve dhe thashethemeve lidhur me transferimin e tij, Shaqiri ka thënë: “prej 2-3 vitesh është shkruar shumë, sikur gjysma e Evropës të ishte në ndjekje pas meje. Për fat këto spekulime kanë marrë fund. Unë kam synuar që me çdo kusht të angazhohem për një klub kulmor dhe ia arrita”, ka thënë xhuxhi magjik.
Ai ka thënë se nuk i frikësohet konkurrencës në mesin e ri. “Kush më njeh, e di se unë në fushë nuk tregoj respekt ndaj askujt dhe luaj me guxim. Në sektorin e sulmit, unë mund të luaj pothuaj në çdo pozitë”.
Edhe ana e “blerësve” ka shprehur kënaqësinë për angazhimin e Shaqirit. Drejtori sportiv i FC Bayern Christian Nerlinger ka thënë se duke marrë Shaqirin, FC Bayern ka angazhuar njërin ndër talentët më të lakmuar të futbollot evropian.
Ndërsa trajneri i kombëtares së Zvicrës, ish trajner shumëvjeçar i Bajernit është shprehur pozitivisht lidhur me këtë transfer. “Shaqiri është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe i aftë për tu përshtatur. Prandaj, ai mund të bëjë vend në çdo klub të madh futbolli”.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Zvicër
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër Falë hetimeve të Europolit, dymbëdhjetë qendra të thirrjeve kriminale u shkatërruan. Mashtruesit ishin aktivë edhe në...
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen