Futboll
Shaqiri zemëron fansat e Liverpulit: Akoma jeton në Manchester
Përgjigja e Shaqirit ka shkaktuar reagim edhe te mediat britanike, të cilat janë habitur me përgjigjen e shqiptaro-zviceranit.
“Sinqerisht nuk kam qenë asnjëherë në qytetin e Liverpulit”. Kjo përgjigje e yllit shqiptar të futbollit, Xherdan Shaqiri, ka shkaktuar zemërim te tifozët “e kuqtë”. Përgjigjja e tij erdhi ndaj pyetjes së “Blick” se si shkon me jetën e re në Liverpul.
Përgjigjja e Shaqirit ka shkaktuar reagim edhe te mediat britanike, të cilat janë habitur me përgjigjen e shqiptaro-zviceranit. Shaqiri u transferua nga Stoke City në Liverpul dhe prej atëherë kurrë nuk ka qenë në “qendrën e Liverpulit”. Ai jeton akoma në qytetin e Manchesterit, ashtu si më parë.
Shaqiri që pritet të festojë së shpejti 27-vjetorin e lindjes, gjatë intervistës foli edhe për raportet me trajnerin Jurgen Klopp. “Raportet me të janë shumë të ngrohta dhe Klopp ka mjaft humor gjatë stërvitjeve”, thotë Shaqiri. “Besoj se së shpejti do të jem edhe si titullar në Liverpul”.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












