Kosova
SHBA akuzon Kosovën për nxitje të tensioneve me aksionet kundër strukturave paralele dhe dinarin
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të Kosovës për aksionet e fundit të Policisë së Kosovës për mbylljen e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.
Hovenier ka akuzuar Kosovën për nxitje të tensioneve ndëretnike.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet e tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Hovenierit.
Ambasadori ka ka përmendur çështjen e mbylljes së objekteve të “institucioneve të administruara nga Serbia” në Dragash, Pejë, Istog e Klinë dhe zyrën e një organizate joqeveritare në Prishtinë. Po ashtu ka thënë se SHBA-ja është e shqetësuar për konfiskimin e dinarëve serbë dhe një veture që po bartte mjetet për t’i shpërndarë pagesat nga Serbia.
“Ne presim që autoritetet e Kosovës të sigurojnë se individët për të cilat ishin të dedikuara këto pagesa sociale, t’i marrin pa vonesa”, ka deklaruar Hovenier, duke shtuar se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi për shqetësimet e të gjithë qytetarëve.
Ai ka thënë se çështja e strukturave serbe duhet të përfshihen në dialog.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










