Lajme
SHBA deklarohet se nuk ka aktivitet jashtëtokësorësh në objektet e rrëzuara
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk ka asnjë shenjë të aktivitetit të alienëve apo jashtëtokësorëve, pas rrëzimit të një sërë objektesh të paidentifikuara në hapësirën ajrore mbi Amerikën e Veriut.
“E di se ka pasur pyetje dhe shqetësime lidhur me këtë çështje, por jo nuk ka. Sërish e them, nuk ka shenja të aktivitetit të alienëve apo jashtëtokësorëve gjatë këtyre rrëzimeve të fundit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Këto deklarime vijnë pasi të dielën, një gjeneral i forcave ajrore të SHBA-së tha se ai nuk mund të përjashtojë alienët apo ndonjë shpjegim tjetër.
Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se kontrolli më i rreptë i hapësirës ajrore mund të shpjegojë detektimin e objekteve fluturuese, por ende ata nuk kanë vlerësuar se ka rrezik për njerëzit në tokë nga këto objekte.
E-Diaspora
-
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare Nis gjykimi në Itali për aksidentin fatal ku humbi jetën 24-vjeçarja nga Kosova... -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare Zviceranët shpenzojnë më shumë në vendet fqinje pavarësisht kufizimeve ... -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët













