Lajme
SHBA dhe Britania vendosin sanksione ndaj bandës ruse të hakerëve Trickbot
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë vendosur sanksione ndaj 7 liderëve të një bande ruse të hakerëve, bandë kjo e cila njihet si Trickbot, kanë deklaruar zyrtarët nga të dyja vendet.
Softueri keqdashës i Trickbot në një moment u numërua një nga kërcënimet më të dëmshme të sigurisë në internet, i aftë për të vjedhur të dhëna financiare, për t’u përhapur nëpër rrjete dhe për të lëshuar softuerin e shpërblesës.
Grupi pas këtij softueri shihej veçanërisht si i pamëshirshëm. Në një njoftim që përshkruan masat e marra, nga Thesari i SHBA-së deklaruan se “gjatë kulmit të pandemisë COVID-19 në vitin 2020, Trickbot shënjestroi spitalet dhe qendrat e kujdesit, duke lansuar një valë të sulmeve ransomware ndaj spitaleve përgjatë Shteteve të Bashkuara”, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në një deklaratë tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania “ishin përkushtuar në përdorimin e të gjitha autoriteteve në dispozicion për mbrojtjen ndaj kërcënimeve kibernetike”. Zyrtarët britanik përshëndetën vendosjen për herën e parë të këtij lloji të sanksioneve ndaj kriminelëve kibernetikë dhe bënë të ditur se kjo ishte vetëm “vala e parë” në “veprimin e ri të koordinuar” kundër grupeve të tilla.
“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar dhe përpjekjet tona të përbashkëta me SHBA-në për pengimin e kriminelëve kibernetikë” deklaroi Graeme Biggar, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë.
Megjithëse softueri keqdashës i Trickbot nuk është lansuar për disa vjet, individët që qëndrojnë pas tij mbeten aktivë dhe ende duket se po punojnë së bashku, sipas Allan Liska, një analist i inteligjencës së kërcënimeve me Recorded Future.
Por Liksa bëri të ditur se masa e bënte akoma më të vështirë për hakerët pastrimin e parave të tyre.
Ai tha se zyrtarët amerikanë kishin lobuar që vendet e tjera të vendosin sanksione ndaj kriminelëve kibernetikë. “Fakti që ne kemi bërë që Britania e Madhe ta bëjë këtë me ne është një shenjë se vendet e tjera po e shohin këtë si një opsion të zbatueshëm për ndëshkimin e të këqijve”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri Adis Tairi, përmes platformës HealthCampus, angazhohet në trajnim praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për... -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri













