Lajme
Nga 8 nëntori, SHBA do të lejojë hyrjen e të huajve që janë vaksinuar plotësisht
Ky lehtësim që nis nga 8 nëntori, vjen pas më shumë se një viti e gjysmë të ndalimit të gjerë të hyrjes për të huajt
Siç ishte paralajmëruar, nga data 8 nëntor, të huajt mund të rihyjnë në SHBA nëse janë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit me preparate të njohura ndërkombëtarisht.
Vaksinat që kanë marrë miratimin ose miratimin urgjent nga FDA e SHBA ose Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të pranohen, kanë thënë autoritetet përgjegjëse në Uashington, të hënën, shkruan srf.ch
Kjo aktualisht vlen për preparatet nga Biontech / Pfizer, Astrazeneca, Moderna, Johnson & Johnson, Sinopharm dhe Sinovac, transmeton albinfo.ch. Udhëtarët që duan të shkojnë në SHBA duhet të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit në kompaninë ajrore përkatëse përpara se të hipin në një aeroplan për në SHBA, thuhet në njoftim.
Vaksinimi i plotë kundër koronavirusit është parakusht për hyrje. Por kjo nuk vlen për fëmijët apo personat që vaksinimin nuk e kanë bërë për arsye shëndetësore. Përveç kësaj, për hyrje kërkohet edhe testi negativ.
Ky lehtësim vjen pas më shumë se një viti e gjysmë të ndalimit të gjerë të hyrjes për të huajt.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?













