Kosova
SHBA-ja, e zhgënjyer me moszbatimin e marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të zhgënjyera me mungesën e përparimit dhe të vullnetit politik si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia sa i përket zbatimit të Marrëveshjes bazë.
“Siç e kemi thënë shumë herë, SHBA-ja vlerëson se Marrëveshja Bazë dhe aneksi i zbatimit janë ligjërisht të obligueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Jemi të zhgënjyer që ka pasur mungesë përparimi apo të vullnetit politik si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia për të ecur para me zbatimin e marrëveshjes. Qëndrimi i SHBA-së është konsistent dhe i qartë – ne presim që Serbia dhe Kosova t’i zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet nga Marrëveshja Bazë dhe aneksi implementues, dhe ta bëjnë këtë me përkushtim dhe urgjencë. Për Kosovën, kjo do të thotë përparim urgjent në plotësimin e obligimit të kahershëm të zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë për KOHËN një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së.
Ambasada e SHBA-së ka kërkuar edhe bashkëpunim sa i përket zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, “në mënyrë që të minimizohet efekti negativ ndaj komunitetit pakicë serb në Kosovë”.
“Marrëveshja Bazë në thelb ripozicionon marrëdhëniet mes dy shteteve, për të mirë, dhe do të lehtësonte jetën e përditshme për qytetarët e të dyja shteteve në shumë aspekte. Kjo është mënyra e vetme për Kosovën që të avancojë në rrugën e saj evropiane dhe euroatlantike, të cilën e mbështesim fuqishëm. Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin veprimet e njëanshme që përshkallëzojnë tensionet”, është thënë nga Ambasada./Koha.net
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike Zvicra përballet me mungesë banesash, qeveria propozon rritjen e fondeve... -
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara













